Pasi kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao shpalli hapjen e Ekspozitës, artistë nga vende të ndryshme të botës dhanë një shfaqje të mrekullueshme, ndërsa fishekzjarrët e larmishme e çuan ceremoninë e hapjes në kulm.
Tema e kësaj Ekspozite është "Qyteti e bën jetën më të bukur". Vendet dhe organizatat e ndryshme, në arenën e Ekspozitës, do të demonstrojnë dhe të diskutojnë për rolin nxitës të qytetit për zhvillimin e njeriut. Kjo është hera e parë që Ekspozita Botërore zhvillohet në një vend në zhvillim. Në gjashtë muajt e ardhshëm, 70 milionë vizitorë parashikohen të hyjnë në Kompleksin e EXPO-s për të ndjekur teknologjitë më të përparuara dhe kulturat shumë të pasura. (Wang Lei)