Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes, zv/kryeministri kinez, Wang Qishan që është edhe kryetari i Komitetit Organizativ të Ekspozitës Botërore të Shangait, falënderoi 246 vendet dhe organizatat ndërkombëtare si dhe ndërmarrjet kineze dhe të huaja që marrin pjesë aktivisht në këtë ekspozitë. Ai u shpreh se Ekspozita Botërore e Shangait, me "qytetin" si temë kryesore, është platforma e risive, bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të popujve të ndryshëm. Ajo do të hapë derën e qytetit të ardhshëm, do të drejtojë mënyrën e re të jetesës, do të nxitë harmoninë e njeriut me qytetin dhe natyrën, do të nxitë krijimin e qytetit paqësor, të civilizuar dhe të lumtur dhe do të nxitë zhvillimin e gjithanshëm njerëzor.
Presidenti i Zyrës së Ekspozitave Ndërkombëtare, Jean-Pierre Lafon tha në fjalimin e tij se Ekspozita Botërore përgjigjet me kërkesat e zhvillimit të kohës, të shkëmbimeve e dialogut dhe të konkurrencës. Ai u shpreh se ky edicion i Ekspozitës do ta nxitë njeriun të rritë ndërgjegjësimin, për të ndërtuar një qytet më të qëndrueshëm, më të drejtë, më të sigurt dhe më harmonik.