Më 22 prill, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao i dërgoi presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Zhak Rog një telegram ngushëllimi, ku shpreh trishtimin për vdekjen e Huan Antonio Samarançit, presidentit të përhershëm të nderit të KON-it, dhe ngushëllime për të afërmit e tij.
Hu Jintao e përshkruan në telegramin e vet Samarançin si një udhëheqës të dalluar të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili ia kushtoi gjithë jetën jo vetëm reformimit dhe zhvillimit të Lojërave Olimpike moderne, por edhe përhapjes së shpirtit olimpik. Të gjitha përpjekjet e tij vlerësohen lart nga popujt e vendeve të botës.
Hu Jintao vë në dukje gjithashtu që populli kinez kurrë nuk do ta harrojë që z. Samaranç është mik i vjetër e i ngushtë i Kinës. Ai ka dhënë ndihmesë të madhe për kthimin e Kinës në vendin e saj në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe për nxitjen e zgjerimin e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit ndërmjet KON-it e Kinës. (Wang Xianya) (Artan)
Lamtumirë, Samaranç!
Hu Jintao i dërgon Rogut telegram ngushëllimi për vdekjen e Samarançit
Ndahet nga jeta Samarançi