Në orën e 7:49 sipas orës së Pekinit, në distrikt Yushu të provincës Qinghai ra tërmeti prej 7.1 ballësh Richter. Autoritetet vendore të Qinghai-t njoftuan se deri në 13:00 të kësaj dite, janë regjistruar 300 të vdekur dhe 8000 të plagosur në tërmet. Tani departamentet e qeverisë dhe të gjitha palët po bëjnë të gjitha përpjekjet për punët e shpëtimit.
Menjëherë pas rënës së tërmetit, zyrtarët dhe trupat ushtarake të provincës Qinghai kanë filluar operacionet e shpëtimit. Në zonën e prekur nga tërmeti kanë shkuar 500 shpëtues që përbëhen nga trupat ushtarake, trupa të policisë dhe mjekë. Gjithashtu është dërguar Qinghai me avion të posaçëm grupi i shpëtimit me 110 vetë nga Pekini, ekipi i studimeve sizmike me 100 vetë, si dhe shumë aparate dhe mjete shpëtimi.
Komiteti Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës kanë dhënë 50 milionë juanë për punët e shpëtimit dhe të rindërtimit në Yushu. (Xiaoyu)
Hu Jintao kërkon përpjekje me të gjitha forcat përballë tërmetit në Yushu
Kina po kryen me të gjitha forcat punët e shpëtimit pas tërmetit në Yushu
Qinghai, të paktën 300 të vdekur nga tërmeti