Kryeministri Netanyahu para Kongresit amerikan: Izraeli dhe SHBA-ja duhet të qëndrojnë së bashku
2024-07-26 18:12:55

Kryeministri izraelit (Foto Panorama)

Kryeministri izraelit (Foto Panorama)

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një fjalim në Kongresin amerikan në Uashington, në të cilin deklaroi se që forcat e qytetërimit të triumfojnë, SHBA-ja dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku, shkruan “ATSH”.

Ai i përshkroi Izraelin dhe SHBA-ne si në një udhëkryq historie dhe se gjatë kësaj kohe të përmbysjes globale ata kishin nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë.

Më pas ai falënderoi presidentin amerikan Joe Biden, për mbështetjen e tij të përzemërt për Izraelin.

“Pas sulmit të egër më 7 tetor, presidenti Biden me të drejtë e quajti Hamasin të keqen e madhe. Ai dërgoi dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme për të penguar përhapjen e luftës dhe erdhi në Izrael për të qëndruar me ne gjatë momenteve tona më të errëta, një vizitë që nuk do të harrohet kurrë”,- deklaroi Netanyahu.

“Armiqtë tanë janë armiqtë tuaj. Lufta jonë është lufta juaj. Dhe fitorja jonë do të jetë fitorja juaj”,- tha Netanyahu.  (Irma)