foto nga Xinhua
Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij i Republikës së Afrikës Qendrore Faustin-Archange Touadera shpallën ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe në partneritet strategjik.
Presidenti Touadera ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) të vitit 2024.
Ndër të tjera, Xi shprehu shpresën që Afrika Qendrore të shfrytëzojë si duhet masat e reja të shpallura në këtë samit, për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis dy vendeve dhe për ta ngritur nivelin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, duke e shndërruar partneritetin strategjik ndërmjet të dy vendeve në shembull të marrëdhënieve ndërmjet Kinës e vendeve afrikane dhe atyre të Jugut Global.
Xi theksoi se modernizimi i stilit kinez ka si qëllim përfundimtar jetesën më të mirë të banorëve të thjeshtë dhe kjo është gjithashtu pikënisja e qëllimi i bashkëpunimit kino-afrikan për nxitjen e përbashkët të modernizimit. Pala kineze është e gatshme të forcojë shkëmbimet me Afrikën Qendrore në përvojën e qeverisjes, për t’u sjellë dy popujve një jetë më të lumtur e më të bukur. Ai shprehu shpresën se Afrika Qendrore do t’u krijojë ndërmarrjeve kineze një mjedis më të sigurt biznesi.
foto nga Xinhua