foto nga Xinhua
Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij gambian Adama Barrow shpallën ngritjen e nivelit të marrëdhënieve Kinë-Gambia në partneritet strategjik gjatë takimit që patën të premten pasdite.
Adama Barrow ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) për vitin 2024.
Ndër të tjera, Xi vuri në dukje se vitet e fundit Kina dhe Gambia kanë pasur përparime aktive në marrëdhëniet dypalëshe dhe janë bërë vende miq e partnerë të mirë në rrugën e zhvillimit e të lulëzimit.
Xi theksoi se pala kineze është e gatshme që të përpiqet me palën gambiane, duke shfrytëzuar rastin e konkretizimit të rezultateve të këtij samiti, për të nxitur arritjen e më shumë rezultateve nga bashkëpunimi dypalësh, në ndihmë të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetesës së popullit gambian.
foto nga Xinhua