foto nga CFP
Kina i paraqiti të premten Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) një kërkesë për konsultime me Kanadanë lidhur me planin e kësaj të fundit për të vendosur tarifa shtesë mbi makinat elektrike, si edhe produktet e çelikut e të aluminit të importuara nga Kina, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë.
Plani për të vendosur 100 për qind taksa shtesë mbi makinat elektrike të prodhuara në Kinë dhe 25 për qind mbi produktet e çelikut dhe aluminit shkel angazhimet e Kanadasë ndaj OBT-së dhe përfaqëson një shembull tipik të njëanshmërisë e të proteksionizmit tregtar, tha zëdhënësi.
Sipas tij, kjo masë e Kanadasë dëmton rëndë sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar në rregulla dhe prish zinxhirët globalë të industrisë dhe furnizimit në industri të tilla si makinat elektrike, çeliku dhe alumini, gjë që Kina e kundërshton me forcë.
Si mbështetëse e fuqishme dhe kontribuese e rëndësishme në sistemin e tregtisë shumëpalëshe, Kina i kërkon Kanadasë të respektojë rregullat e OBT-së dhe të ndreqë veprimet e saj të gabuara menjëherë, u shpreh zëdhënësi.