Të premten paradite, Presidenti Xi Jinping zhvilloi bisedime dhe mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Sallën e Madhe të Popullit me Presidentin e Republikës së Kongos Denis Sassou-Nguesso, i cili ndodhet në Pekin për Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë dhe për të bërë një vizitë shtetërore.
Xi zhvilloi bisedime me Presidentin e Republikës së Kongos dhe mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit
Xi Jinping shprehu vlerësim për pjesëmarrjen e Republikës së Kongos në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë dhe për vizitën shtetërore në Kinë.
Xi tha se samiti përmblodhi së bashku përvojën historike të miqësisë Kinë-Afrikë, përcaktoi një pozicionim të ri të marrëdhënieve Kinë-Afrikë në epokën e re, qartësoi drejtimin dhe rrugën e Kinës dhe Afrikës për të promovuar bashkërisht modernizimin, si edhe shpalli një sërë masash për të zhvilluar bashkërisht modernizimin. Rezultatet kryesore të samitit janë të një rëndësie të gjerë në udhëheqjen e zhvillimit të marrëdhënieve dhe modernizimin Kinë-Afrikë.
Xi gjithashtu shprehu përgëzimet e Kinës ndaj Republikës së Kongos për kryerjen me sukses të bashkëdrejtimit afrikan të forumit. Do të ndajmë misionin dhe do të përmbushim përgjegjësitë, duke i përcjellur komunitetit ndërkombëtar vendosmërinë tonë për të promovuar bashkërisht ndërtimin e një "komuniteti Kinë - Afrikë me një të ardhme të përbashkët në të gjitha rrethanat për epokën e re"
Nën udhëheqjen e fortë të zotit President, Republika e Kongos vazhdon të konsolidojë paqen dhe të ecë drejt zhvillimit. Ky vit shënon 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Miqësia e fortë mes Kinës dhe Kongos, i ka rrënjët në shkallën e lartë të besimit të ndërsjellë politik, ndjekjen e përbashkët të idealeve dhe mbështetjen e fortë reciproke midis dy vendeve. Ne duhet të konsolidojmë dhe zhvillojmë më tej miqësinë tradicionale, duke dhënë një shembull për marrëdhëniet Kinë-Afrikë.