foto nga Xinhua
Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij madagaskaras Andry Nirina Rajoelina shpallën ngritjen e nivelit të marrëdhënieve Kinë-Madagaskar në partneritet të gjithanshëm strategjik, gjatë takimit që patën të premten pasdite.
Andry Nirina Rajoelina ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) 2024.
Ndër të tjera, Xi vuri në dukje se gjatë 52 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Madagaskari u janë përmbajtur miqësisë së sinqertë, trajtimit të barabartë dhe leverdisë reciproke e përfitimeve të përbashkëta. Pala kineze është e gatshme të vijojë bashkëpunimin pragmatik me palën madagaskarase në teknologjinë e orizit hibrid, industrinë minerare, energjinë e re, ekonominë blu dhe parandalimin e pakësimin e fatkeqësive, në dobi të zhvillimit të Madagaskarit.
Xi vuri në dukje se Madagaskari është ndër nismëtarët e FOCAC-ut dhe ka dhënë kontribut për zhvillimin e këtij forumi. Pala kineze dëshiron të zbatojë aktivisht bashkë me palën madagaskarase rezultatet e Samiti të Pekinit, për t'u dhënë një impuls të ri marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve e atyre kino-afrikane.
foto nga Xinhua
Në kuadrin e samitit, Kina dhe Madagaskari nënshkruan disa dokumente bashkëpunimi dypalësh në eksportin e produkteve ujore të Madagaskarit në Kinë dhe për ndërtimin infrastrukturor. (Wang Lei/ Artan)