Xi Jinping-u uron homologun e tij të Maldiveve për Ditën e Pavarësisë
2024-07-26 17:13:30

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh homologut të tij maldivian Mohamed Muizzu për ta uruar për 59- vjetorin e pavarësisë së Maldiveve. 

Xi Jinping-u vuri në dukje se shkëmbimet miqësore ndërmjet Kinës dhe Maldiveve kanë një histori të gjatë. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet e kanë respektuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, duke u bërë shembull për vendet e mëdha dhe të vogla që ta trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë, ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të arrijnë përfitime të ndërsjella. "Unë i kushtoj një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Maldive dhe jam i gatshëm të punoj me zotin President për ta çuar përpara miqësinë tradicionale, për të rritur besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik, për të intensifikuar shkëmbimet njerëzore e kulturore, për të thelluar partneritetin e gjithanshëm të bashkëpunimit strategjik dhe për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët ndërmjet të dy vendeve," theksoi Xi.