Kina raportoi rritje të fuqishme në investimet e huaja në gjysmën e parë
2024-07-26 14:59:21

Foto nga VCG

Kina raportoi rritje të qëndrueshme në investimet e huaja në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të enjten, duke treguar angazhimin e zgjeruar të vendit në bashkëpunim në tregun global, shkruan “Xinhua”.

Investimet direkte jofinanciare jashtë Kinës (ODI) u rritën me 16.6 për qind në baza vjetore në 72.62 miliardë dollarë amerikanë në gjashtë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë.

Kjo normë rritjeje ishte më e lartë se rritja prej 12.5 për qind e regjistruar në tremujorin e parë.

Nga janari në qershor, bashkëpunimi nën kuadrin e nismës “Një brez, një rrugë” ishte i sukseshëm, pasi investimet direkte jofinanciare të vendeve pjesëmarrëse u rritën me 9.2 për qind në baza vjetore në 15.46 miliardë dollarë amerikanë.

Qarkullimi i projekteve të kontraktuara jashtë shtetit arriti në 72.25 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 2.2 për qind dhe vlera e kontratave të reja u rrit me 22 për qind në 115.5 miliardë dollarë.

Për të lehtësuar investimet kineze në vende dhe rajone të huaja, një rregullore për kontraktimin e projekteve jashtë shtetit u lëshua nga ministria dhe hyri në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Ajo do të thjeshtojë procedurat për bizneset përkatëse. (Irma)