Johanesburg, zhvillohet sesioni i Afrikës së Jugut i Dialogut Global “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re”
2024-07-26 17:08:06

CMG

CMG

Të mërkurën u mbajt në Johanesburg sesioni i Afrikës së Jugut i Dialogut Global “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re”, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Kryetari i CMG-së Shen Haixiong mbajti një videofjalim në këtë dialog, ku morën pjesë edhe shumë zyrtarë të lartë afrikanojugorë. Ishin të pranishëm gjithashtu mbi 120 të ftuar nga mediat, institutet e studimit të politikave dhe qarqet financiare e tregtare të Afrikës së Jugut.

CMG

CMG

CMG

CMG

CMG

CMG

Shen Haixiong tha se plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, i cili ka tërhequr vëmendje mbarëbotërore, është një moment historik për Kinën në epokën e re. Thellimi gjithëpërfshirës i reformave të Kinës në epokën e re është një lëvizje kyçe për të promovuar në mënyrë gjithëpërfshirëse rilindjen kombëtare dhe për të ndërtuar një vend të fortë me modernizimin e stilit kinez, që do të ofrojë gjithashtu ndihmë të mëtejshme për njerëzimin për të eksploruar rrugën drejt modernizimit dhe sistemeve më të mira shoqërore.(Xu Guang)

CMG

CMG