Zhvillohet me sukses në Zambia dialogu “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re”
2024-07-26 17:24:02

CMG

CMG

Të mërkurën u mbajt me sukses në Lusaka sesioni i Zambias i Dialogut Global “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re”, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Kryetari i CMG-së Shen Haixiong mbajti një videofjalim në këtë dialog, ku ishin të pranishëm mbi 80 të ftuar, si zyrtarë të lartë të qeverisë së Zambias dhe përfaqësues të mediave kryesore e të qarqeve akademike të këtij vendi.

CMG

CMG

CMG

CMG

Shen Haixiong u shpreh që plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, i cili ka tërhequr vëmendje të gjerë në opinionin botëror, është një moment historik për Kinën në epokën e re. Modernizimi i stilit kinez, si temë e thellimit të mëtejshëm gjithëpërfshirës të reformës së Kinës, do të vazhdojë të përparojë me anë të reformës e hapjes dhe do të hapë perspektiva të gjera për reformën dhe hapjen. Kina do të jetë gjithmonë e integruar thellësisht me botën, do të ndajë një fat të përbashkët me të dhe do të punojë me vendet e tjera për të krijuar një të ardhme të ndritur për kauzën e modernizimit njerëzor. (Xu Guang)

CMG

CMG