Mbi 150 biznese ndërkombëtare janë regjistruar për të marrë pjesë në CIIE
2024-07-26 14:33:19

Foto nga VCG

Mbi 150 biznese ndërkombëtare janë regjistruar për të marrë pjesë sërish në Ekspozitën e 7-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), që do të zhvillohet në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor, thanë organizatorët, citon “Xinhua”.

Deri më tani, sipërfaqja totale e kontraktuar e ekspozitës i ka tejkaluar 360.000 metra katrorë, tha Sun Chenghai, zëvendësdrejtor i zyrës së CIIE-së, në një konferencë shtypi.

Ai vuri në dukje se këtë vit ekspozita do të përfshijë për herë të parë një zonë të veçantë të materialeve të reja, duke synuar krijimin e një platforme ndërkombëtare shkëmbimi për promovimin e inovacionit dhe zhvillimit në industrinë e materialeve të reja.

Më shumë se 50 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ekspozitën gjithëpërfshirëse kombëtare CIIE 2024, duke përfshirë Norvegjinë, Beninin, Burundin dhe UNICEF-in, të cilat do të marrin pjesë për herë të parë, vuri në dukje ai.  (Irma)