Përfaqësuesi i posaçëm kinez do të zhvillojë raundin e 4-t të diplomacisë së ndërmjetësimit për krizën në Ukrainë
2024-07-26 20:36:21

foto: MJK

foto: MJK

Li Hui, përfaqësues i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, do të vizitojë Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Indonezinë duke filluar që nga 28 korriku, për raundin e katërt të diplomacisë së ndërmjetësimit lidhur me krizën në Ukrainë.

Njoftimin e bëri të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning në përgjigje të një pyetjeje gjatë një konference të përditshme shtypi.

 

foto: VCG

foto: VCG

Pala kineze do të shkëmbejë më tej pikëpamjet me anëtarë të rëndësishëm të Jugut Global për gjendjen e tanishme dhe procesin e bisedimeve të paqes dhe do të shqyrtojë mënyrat për të qetësuar situatën dhe për të krijuar kushtet për rifillimin e bisedimeve të paqes, u shpreh Mao.

 

Kanë kaluar gati dy vjet e gjysmë që kur kriza ukrainase u përshkallëzua në një mënyrë të gjithanshme, tha Mao, duke shtuar se lufta është ende duke vazhduar, perspektiva e bisedimeve të paqes është ende e paqartë dhe ekziston rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm dhe përhapjes së konfliktit.

 

foto: VCG

foto: VCG

Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një vend i madh i përgjegjshëm, Kina ka qenë gjithmonë e vendosur për të promovuar zgjidhjen politike të krizës, vuri në dukje Mao.