Dy nga vendet e trashëgimisë natyrore të Kinës u shtuan në listën e trashëgimisë botërore
2024-07-26 19:33:01

foto: IC Photo

foto: IC Photo

Shkretëtira Badain Jaran në Rajonin e Mongolisë së Brendshme të Kinës së Veriut, me dunat e mëdha të rërës dhe liqenet e shumta, u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të premten, gjatë sesionit të 46-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që po mbahet në Nju-Delhi të Indisë. 

Shkretëtira Badain Jaran është e njohur për peizazhet e saj unike e të shumëllojshme, dhe shquhet për më shumë se 100 liqenet e ushqyera nga burimet e shpërndara ndërmjet dunave, 12 prej të cilave janë me ujë të ëmbël. Ajo ka gjithashtu një larmi llojesh bimësh e kafshësh të egra, duke përfshirë mjellmat, delet argali dhe dhelprat.

foto: IC Photo

foto: IC Photo

Përveç kësaj shkretëtire, edhe streha e zogjve shtegtarë të Kinës përgjatë bregdetit në Gjirin e Detit të Verdhë-Bohai (Faza II) u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore. 

Ajo është pikë qendrore e Rrugës së Fluturimit Aziatike-Australaziane Lindore (EAAF), që është rruga e fluturimit migrator më e kërcënuar në mbarë botën dhe ka numrin më të madh të specieve të rrezikuara ose të rrezikuara në mënyrë kritike.

Kjo zonë ka biodiversitet të lartë, me rreth 280 lloje peshqish dhe më shumë se 500 lloje jovertebrorësh, duke ofruar një shumëllojshmëri burimesh ushqimore për miliona zogj shtegtarë. 

foto: VCG

foto: VCG

Faza I e saj u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore në korrik 2019.