Banka Qendrore e Kinës uli normën e interesit të kredisë afatmesme për të ulur kostot e financimit
2024-07-26 14:52:35

Foto nga VCG

Banka Qendrore e Kinës uli të enjten normën e interesit të kredisë afatmesme (MLF) për të ulur kostot e huamarrjes së ekonomisë reale.

Banka Popullore e Kinës (PBOC) emetoi gjithashtu 200 miliardë juanë (28.04 miliardë dollarë amerikanë) në treg nëpërmjet kredisë afatmesme, e cila do të maturohet brenda një viti me një normë interesi prej 2.3 për qind, 20 pikë bazë më e ulët se niveli i mëparshëm, shkruan “Xinhua”.

Ky ishte operacioni i dytë i tillë në korrik 2024.

“Institucionet financiare kanë shumë më tepër kërkesë për likuiditet afër fundit të muajit, duke shtuar presionet rritëse mbi normat e interesit të tregut monetar”,- deklaroi Wen Bin, kryeekonomist në “China Minsheng Bank”.

Norma kryesore e kredisë, e cila është norma bazë e huadhënies së vendit me bazë tregu, gjithashtu ka rënë për termat njëvjeçar dhe mbi pesëvjeçar.

Analistët thanë se uljet e fundit të normave të interesit, veçanërisht ato për kreditë e korporatave dhe hipotekat, do të ndihmojnë në uljen e mëtejshme të barrës në ekonominë reale dhe stimulimin e kërkesës efektive.

Këto lëvizje tregojnë se Banka Qendrore do të mbajë likuiditet të arsyeshëm dhe të mjaftueshëm për të ndihmuar në konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike, tha Wen. (Irma)