Mbi 150.000 persona u zhvendosën në provincën lindore të Kinës për shkak të tajfunit “Gaemi”
2024-07-26 18:05:56

Xinhua

Xinhua

Provinca Fujian e Kinës lindore zhvendosi gati 156.800 banorë mëngjesin e të enjtes, për shkak të tajfunit “Gaemi”, thanë autoritetet lokale, shkruan “Xinhua”.

Ndërkohë, 73 linja tragetesh të pasagjerëve përgjatë bregdetit të provincës u pezulluan dhe 97 fluturime u anuluan.

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Mbi 29.000 persona që punojnë në sektorin e peshkimit u evakuuan në breg, 733 anije peshkimi u strehuan në porte dhe rreth 3200 persona në bord u evakuuan në breg, sipas Zyrës provinciale të Kontrollit të Përmbytjeve.

Tajfuni arriti në tokën në qarkun Yilan të Tajvanit lindor rreth mesnatës së të enjtes, duke shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur.

Xinhua

Xinhua

Tajfuni, pasi kaloi në bregun nga Lianjiang në Xiuyu në Fujian, parashikohet të lëvizë më tej në brendësi në veri.  (Irma)

Xinhua

Xinhua