Presidenti Biden shpjegon arsyen e tërheqjes nga gara presidenciale
2024-07-26 14:38:29

Foto nga VCG

Mënyra më e mirë për të bashkuar vendin është t’ia kaloj stafetën një brezi të ri, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke shpjeguar arsyet e tërheqjes nga gara presidenciale e nëntorit, gjatë një fjalimi drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë, shkruan “Panorama”.

“Unë e nderoj këtë zyrë, por e dua më shumë vendin tim”,- tha presidenti Biden.

Ai hodhi poshtë trysninë e demokratëve për t’u tërhequr nga gara për Shtëpinë e Bardhë pas debatit katastrofik të 27 qershorit.

Presidenti Biden e mori vendimin disa ditë pasi shqyrtoi parashikimet e sondazheve se ai mund të humbiste përballë republikanit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit dhe të dëmtonte edhe shanset e fitores së zgjedhjeve të ligjvënësve demokratë.

“Gjëja e madhe e SHBA-së është se këtu nuk sundojnë mbretërit dhe diktatorët. Sundon populli. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e SHBA-së është në duart tuaja”,- tha Presidenti Biden, duke iu drejtua popullit amerikan.

Presidenti Biden u përball me thirrjet për t’u larguar nga gara pasi paraqitja e tij e dobët në debatin kundër Trump ngriti pikëpyetje shqetësuese në lidhje me mprehtësinë e tij mendore.

Megjithatë, qëkur ai mori vendimin për t’u tërhequr nga gara për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, demokratët kanë shprehur mbështetjen për të, duke vlerësuar karakterin dhe punën e tij si president. (Irma)