Mbi 4500 persona janë zhvendosur si pasojë e reshjeve që goditën provincën veriperëndimore të Kinës
2024-07-25 17:29:29

Mbi 4500 njerëz u evakuuan pasi rreshjet e rrëmbyeshme të shiut goditën qytetin Longnan, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, thanë autoritetet lokale të mërkurën, citon “Xinhua”.

Reshjet maksimale arritën në 188 mm, sipas Observatorit meteorologjik Longnan.

Përrenjtë malorë, rrëshqitjet e dheut, rrëshqitjet e baltës dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga shirat e dendur mbyllën 14 autostrada dhe shkaktuan dëme në shtëpi banimi dhe toka bujqësore.

Katër nga 14 rrugët e ndërprera kanë rifilluar shërbimin dhe 13 nga 24 linja 10 kV në defekt janë restauruar.

Autoriteteve përkatëse u është kërkuar mos të kursejnë asnjë përpjekje për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe për të minimizuar humbjet nga fatkeqësitë. (Irma)