CMG-ja publikon deklaratë mbi mbrojtjen e të drejtave të autorit për Lojërat Olimpike të Parisit 2024
2024-07-25 15:30:50

CMG

CMG

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi të mërkurën një deklaratë mbi masat e mbrojtjes së të drejtave të autorit për Lojërat Olimpike të Parisit të vitit 2024.

Lojërat e 33-ta Olimpike Verore do të zhvillohen në Paris të Francës nga 26 korriku deri më 11 gusht. Sipas një marrëveshjeje ndërmjet CMG-së dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, CMG-ja ka të drejta ekskluzive për të gjitha mediat mbi lojërat olimpike në pjesën kontinentale të Kinës dhe në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos.

Që nga data kur publikoi këtë deklaratë, CMG-ja ka autorizuar "Migu", një degë e Korporatës së Komunikacionit të Lëvizshëm të Kinës ("CMCC-Migu), për të ofruar shërbimet e transmetimit të lojërave olimpike nëpërmjet transmetimeve të drejtpërdrejta, transmetimeve të vonuara, videove sipas kërkesës dhe videove të shkurtra. Gjithashtu, platformat e videove "Douyin" dhe "Kuaishou", si edhe kompania e internetit "Tencent", do të ofrojnë video sipas kërkesës dhe video të shkurtra. Transmetimet televizive do të jenë të disponueshme në Kanalin Sportiv të Stacionit Radioteleviziv të Pekinit, Kanalin e Lajmeve Sportive "5 Yjet" të Grupit Mediatik të Shangait dhe Kanalin e Sporteve të TV të Guangdong-ut (me përjashtim të platformave të mediave të reja). (Xu Guang)