Ministri francez: Përkushtimi i oficerëve të policisë do të ndihmojë në mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike
2024-07-25 17:40:15

Lojerat Olimpike ne Paris (Foto Rtsh)

Lojerat Olimpike ne Paris (Foto Rtsh)

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin, përshëndeti forcat e rendit për punën e palodhur dhe tahs e përkushtimi i oficerëve të policisë do t’i lejojë Francës të ketë sukses me Lojërat Olimpike, edhe pse, sipas tij, detyra nuk do të jetë e lehtë, shkruan “RTSH”.

Rreth 30 mijë oficerë policie do të sigurojnë mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike çdo ditë. Për ceremoninë e hapjes, që do të bëhet në lumin Sena, më 26 korrik, do të marrin pjesë 45 mijë forca. 

Rreth 1800 oficerë policie nga më shumë se 40 vende pritet të ndihmojnë policinë franceze, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në lumin Sena.

Snajperët do të vendosen në majë të ndërtesave, si dhe do të ketë një sistem antidron.

Zyrtarët kanë thënë se nuk ka kërcënime specifike terroriste për ceremoninë e 26 korrikut. (Irma)