Mbahet në Pekin seminari për poetët e rinj të vendeve të BRICS-it
2024-07-25 21:12:11

foto: CMG

foto: CMG

Të mërkurën u mbajt në Pekin një seminar për Sesionin Special të Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Poezisë së të Rinjve nga Vendet e BRICS-it.

Gjatë kësaj veprimtarie, mbi 70 poetë të rinj nga 10 vende, duke përfshirë Brazilin, Rusinë, Indinë, Afrikën e Jugut, Arabinë Saudite dhe Kinën, diskutuan për tema si vlera, trashëgimia dhe risia e poezisë.

Poetët treguan njohuritë e tyre për historinë e gjatë të shkëmbimeve kulturore midis vendeve të BRICS-it dhe ndanë mendimin e përbashkët se poezia është një urë komunikimi dhe shkëmbimesh ndërmjet vendeve e popujve të ndryshëm.

Ata shprehën gjithashtu shpresën që të organizohen më shumë veprimtari shkëmbimesh kulturore ndërmjet vendeve të BRICS-it, për të nxitur mësimin ndërkulturor dhe lidhjet ndërmjet njerëzve.

Sesioni Special i Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Poezisë së të Rinjve nga Vendet e BRICS-it u mbajt në Hangzhou dhe Pekin nga 18 deri më 24 korrik. Gjatë tij u zhvilluan aktivitete letrare, si diskutime akademike dhe recitime poetike.