Mbi 1400 persona u zhvendosën pasi reshjet e shiut goditën provincën verilindore të Kinës
2024-07-25 17:00:06

CMG

CMG

Mbi 1400 banorë vendas në provincën Liaoning të Kinës verilindore janë zhvendosur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, njoftoi të mërkurën Shtabi provincial i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës, shkruan “Xinhua”.

Tre qytete në provincë, Shenyang, Anshan dhe Liaoyang, kanë aktivizuar një përgjigje emergjente të nivelit III ndaj përmbytjeve, niveli i tretë më i lartë.

Deri mëngjesin e të mërkurës, reshjet mesatare në të gjithë krahinën arritën në 20.9 milimetra, sipas Observatorit Meteorologjik të provincës.

Gjatë kësaj periudhe, reshjet maksimale prej 91.8 milimetrash në orë u regjistruan në rrethin Pingshan të qytetit Benxi, ndërsa reshjet maksimale të akumuluara arritën në 224.4 milimetra në një fshat të qarkut Liaoyang, në qytetin Liaoyang.

Në zonat e prekura, 2750 ekipe shpëtimi emergjente me rreth 97.000 njerëz janë mobilizuar për të qenë në gatishmëri 24-orëshe.

Sipas parashikimit të motit, stuhi shiu pritet të godasin disa zona në qytete si Dandong dhe Jinzhou. (Irma)