Tajfuni “Gaemi”, Fujian i Kinës ndalon shërbimin e trenave të pasagjerëve
2024-07-25 16:50:59

CFP

CFP

Provinca Fujian e Kinës lindore njoftoi pezullimin e të gjitha shërbimeve të trenave të pasagjerëve të enjten dhe disa të premten për shkak të afrimit të tajfunit “Gaemi”, thanë autoritetet lokale të mërkurën, citon “Xinhua”.

Të mërkurën në mëngjes, Fujian përmirësoi nivelin e reagimit emergjent për tajfunet nga niveli III në nivelin II dhe aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV për stuhitë e shiut, për shkak të kalimait të tajfunit “Gaemi”.

Aeroporti Ndërkombëtar Fuzhou Changle në Fujian anuloi 13 fluturime dhe nisja e shumë fluturimeve është vonuar.

66 linja trageti të pasagjerëve dhe 180 anije pasagjerësh përgjatë bregdetit të Fujian janë pezulluar. Shërbimet e trageteve të pasagjerëve në qytetet Ningde, Fuzhou, Pingtan dhe Quanzhou janë ndalur të gjitha, dhe disa rrugë tragetesh në Xiamen, Zhangzhou dhe Putian gjithashtu u pezulluan.

CFP

CFP

Administrata e Sigurisë Detare në Fujian ka dërguar katër helikopterë shpëtimi dhe tre anije profesionale të shpëtimit në gatishmëri përgjatë bregdetit të provincës, si dhe 49 varka patrullimi dhe 104 rimorkiatorë janë gjithashtu gati për përgjigje emergjente.

“China Railway Nanchang Group Co., Ltd.” ka përgatitur më shumë se 500 makina riparimi emergjence në shkallë të gjerë, me mbi 4000 persona në gatishmëri.

Pas kalimit në ishull, sipas autoriteteve meteorologjike në Fujian, tajfuni parashikohet të zbresë në tokë midis të enjtes pasdite dhe mesnatës përgjatë bregut midis Fuding të Fujian dhe Jinjiang. (Irma)