KE: Liria e medias ende në rrezik në disa vende të BE-së
2024-07-25 09:41:15

Foto nga VCG

Në raportin e Komisionit Europian për sundimin e ligjit bëhet e ditur se liria e medias është ende në rrezik në disa vende të BE-së, shkruan “ATSH”.

“Kushtet e punës së gazetarëve dhe mungesa e pavarësisë së qeverisjes së mediave të shërbimit publik në disa vende mbeten një shkak për shqetësim”,- thuhet në raport.

Raporti për shtetin e së drejtës është një rishikim vjetor i standardeve të qeverisjes së Bashkimit Europian, masave mbrojtëse kundër korrupsionit dhe kushteve të shoqërisë civile, i publikuar nga KE-ja për pesë vitet e fundit.

Duke përmendur Italinë, në raport thuhet se pavarësia e transmetuesit publik “RAI” përfaqëson një burim shqetësimi për çështjet e qeverisjes dhe financimit.

Krahu ekzekutiv i BE-së theksoi grevën e gazetarëve dhe redaktorëve pas një ndryshimi editorial në transmetuesin italian pas emërimit të një shefi të ri ekzekutiv. (Irma)