Protesta para Kongresit amerikan kundër vizitës së kryeministrit izraelit
2024-07-25 17:12:58

CFP

CFP

Qytetarë të shumtë kundër luftës në Gaza protestuan para Kongresit amerikan kundër vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në SHBA.

Policia ka bërë disa arrestime, shkruan “Panorama”.

Netanyahu ndodhet në Uashington për një vizitë disa ditore, gjatë të cilës do të takohet edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe do të mbajë edhe fjalim në Kongres.

Dhjetëra protestues protestuan para hotelit ku po qëndron Netanyahu, ndërsa qindra të tjerë protestuar në “Cannon Building”, ku janë zyrat e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

CFP

CFP

Të organizuar nga “Zëri Hebre për Paqe”, protestuesit mbanin bluza me ngjyrë kuqe, ku shkruhej “Jo në emrin tonë”, dhe brohorisnin: “Lejojeni Gazën të jetojë”. (Irma)