PBB-ja e Kinës në tre tremujorët e parë, rritje 4.8 %
2024-10-18 11:26:14
Foto nga VCG
Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës mbajti një konferencë shtypi të premten për të paraqitur ecurinë e ekonomisë kombëtare në tre tremujorët e parë të vitit 2024. Sipas përllogaritjeve paraprake të Zyrës Kombëtare të Statistikave, PBB-ja e Kinës në nëntë muajt e parë të vitit ishte 94.9746 trilionë juanë (afro 13.33 trilionë dollarë amerikanë), me një rritje prej 4.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me çmime konstante. (Çang Çuo)
Lajmet Kryesore