Raporti: Kina pritet të konsumojë deri në 7.7 për qind më shumë gaz natyror në vitin 2024
2024-07-25 09:37:08

Foto nga VCG

Konsumi i gazit natyror në Kinë pritet të rritet me 6.5 deri në 7.7 për qind në baza vjetore në vitin 2024, thuhet në një raport të publikuar nga Administrata Kombëtare e Energjisë, citon “Xinhua”.

Sipas raportit, konsumi total i gazit natyror në vend pritet të arrijë deri në 425 miliardë metra kub këtë vit.

Në vitin 2024, prodhimi total i gazit natyror të Kinës vlerësohet në 246 miliardë metra kub, një rritje prej 10 miliardë metra kub.

Raporti parashikoi se furnizimi global me gaz natyror do të mbetet relativisht i mjaftueshëm në gjysmën e dytë të vitit, duke paralajmëruar gjithashtu pasiguritë e tregut, si konfliktet gjeopolitike dhe kushtet ekstreme të motit.

Gazi natyror luan një rol kryesor në tranzicionin e energjisë. Kina ka punuar për të përmirësuar sistemin e prodhimit, furnizimit, magazinimit dhe shitjes në vend, pjesë e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e energjisë dhe për të arritur qëllimet e saj të dyfishtë të karbonit.

Vitin e kaluar, vendi konsumoi gjithsej 394.5 miliardë metra kub gaz natyror, me një rritje prej 7.6 për qind në baza vjetore.

Gazi natyror përbënte 8.5 për qind të konsumit total të energjisë primare të Kinës, një rritje prej 0.1 pikë përqindje nga viti i kaluar, bëhet e ditur në raport. (Irma)