Ukraina zgjat edhe me tre muaj ligjin ushtarak
2024-07-25 14:31:26

Ushtare ukrainas (Foto Rtsh)

Ushtare ukrainas (Foto Rtsh)

Parlamenti ukrainas vensosi për zgjatjen e ligjit ushtarak ekzistues dhe mobilizimin edhe me tre muaj të tjerë, deri në fillim të nëntorit, raportuan mediet ukrainase, shkruan “RTSH”.

Të dyja masat ishin planifikuar të përfundonin më 12 gusht.

Në vend u vendos ligji ushtarak dhe pas nisjes së konfliktit me Rusinë, në shkurt 2022, u urdhërua mobilizimi. Që atëherë, burrat e rekrutuar nga mosha 18 deri në 60 vjeç mund të largohen nga vendi vetëm në raste të jashtëzakonshme.  (Irma)