Presidenti francez refuzon të emërojë qeverinë e re para Lojërave Olimpike
2024-07-25 09:44:43

Foto nga VCG

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri të ditur se nuk do të emërojë qeverinë e re deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike të Parisit.

Fronti i Ri Popullor (NFP), një koalicion i krahut të majtë që përbën grupin më të madh në Parlamentin francez, propozoi zyrtaren Lucie Castets si kandidate për kryeministre. Në përgjigje, presidenti Macron tha se emërimi i qeverisë së re para mesit të gushtit do të krijonte parregullsi, shkruan “Panorama”.

Politikanët e krahut të majtë thanë se Macron po përpiqet të anulojë rezultatin e zgjedhjeve legjislative, rundi i dytë i të cilave u mbajt më 7 korrik.

Lojërat Olimpike do të nisin të premten dhe do të përfundojnë më 11 gusht.

Macron ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal, pas humbjeve të mëdha të partisë së tyre të qendrës në zgjedhje. Megjithatë, Attal dhe ministrat e tij janë pajtuar që të mbeten në detyrë, në formën e një qeverie të përkohshme, derisa të emërohen zëvendësuesit e tyre.

Sipas sistemit francez, kryeministri emërohet nga presidenti. (Irma)