18 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Nepal, piloti i vetmi i mbijetuar
2024-07-25 11:57:54

Foto nga VCG

Trupat e 18 personave janë gjetur pas një aksidenti ajror në aeroportin e Katmandusë në Nepal të mërkurën, raportoi "Kathmandu Post", duke shtuar se kapiteni i avionit ishte i vetmi i mbijetuar dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Avioni i kompanisë ajrore "Saurya Airlines", i destinuar për të shkuar në Pokhara në Nepalin Qendror, u rrëzua gjatë ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar "Tribhuvan"  të Katmandusë për shkak të daljes nga pista, citoi "Kathmandu Post" zëdhënësin e aeroportit Subash Jha.

Avioni po transportonte dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë në Pokhara të Nepalit për të riparuar një aeroplan tjetër kur ndodhi incidenti.

Një nga viktimat ishte një i huaj, raporton AFP, duke cituar zëdhënësin e policisë Dan Bahadur Karki.

Aeroporti u mbyll përkohësisht pas ngjarjes, por u rihap brenda disa orësh.