Kina raportoi mbi 900 miliardë dollarë amerikanë shpenzime arsimore për vitin 2023
2024-07-24 15:11:03

CFP

CFP

Shpenzimet vjetore për arsimin në vitin 2023 në Kinë arritën në 6.46 trilionë juanë (rreth 906 miliardë dollarë amerikanë), një rritje me 5.3 për qind nga viti 2022, bëri të ditur Ministria e Arsimit në një njoftim për shtyp, citon “Xinhua”.

Shpenzimet për arsimin e detyrueshëm arritën në 2.84 trilionë juanë në vitin 2023, duke zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve të përgjithshme, e ndjekur nga shpenzimet për arsimin e lartë në 1.76 trilionë juanë, sipas deklaratës. Shpenzimet për arsimin parashkollor dhe të mesëm arritën në 538.2 miliardë juanë dhe 1.02 trilionë juanë. Shpenzimet për arsimin e lartë patën rritjen më të shpejtë vjetore në 2023-shin, duke u rritur me 7.6 për qind.

Rritjet vjetore në shpenzimet për arsimin parashkollor, të detyrueshëm dhe të mesëm ishin përkatësisht 4.7 për qind, 6 për qind dhe 6.2 për qind.

Kopshtet patën rritjen më të shpejtë të shpenzimeve për nxënës vitin e kaluar, duke u rritur me 8.8 për qind në baza vjetore.

Shifrat e shpenzimeve për shkollat fillore, shkollat e mesme, shkollat e mesme të larta, shkollat profesionale dhe universitetet janë rritur të gjitha nga një vit më parë, me ritme përkatëse rritjeje prej 4.3 për qind, 2.7 për qind, 3.8 për qind, 0.7 për qind dhe 3.9 për qind. (Irma)