Kina shpall alarmin e parë të kuq sivjet për tajfunin
2024-07-24 20:14:25

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës lëshoi alarmin e kuq, niveli më i lartë, për tajfunin “Gaemi” në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Ky është alarmi i parë i kuq i Kinës për tajfun këtë vit.

foto: VCG

foto: VCG

Tajfuni pritet të godasë bregun e Tajvanit qendror ose verior në mbrëmjen e së mërkurës. Pas kalimit të ishullit, parashikohet se tajfuni do të mbërrijë në bregun midis qyteteve Fuding dhe Jinjiang në provincën Fujian të Kinës Lindore ndërmjet pasdites e mesnatës së të enjtes, sipas autoriteteve meteorologjike të Fujian-it.

Shtabi i kontrollit të përmbytjeve dhe thatësirave në provincën Fujian ngriti të mërkurën nivelin e reagimit emergjent për tajfunet nga Niveli III në II, niveli i dytë më i lartë. Po ashtu, u aktivizua një reagim emergjent i Nivelit IV për shira të fortë, niveli më i ulët në sistemin e reagimit me katër nivele.

Nën ndikimin e tajfunit, shirat e fortë pritet të godasin shumë zona të provincës Fujian në tre ditët e ardhshme, dhe zonat bregdetare qendrore dhe veriore të provincës mund të regjistrojnë reshje deri në rreth 350 milimetra, ndërsa disa zona shiu mund t’i kalojë 600 milimetrat. (Li Huailiang/Artan)