Shkencëtarët kinezë zbulojnë molekula uji në mostrën nga Hëna të sjellë prej "Chang'e-5"
2024-07-24 13:02:49

Foto nga CMG

Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar një lloj të ri minerali në një mostër nga Hëna të sjellë nga misioni hënor "Chang'e-5", i cili përmban ujë në strukturën e tij molekulare.

Provat tregojnë praninë e ujit ose akullit ujor në sipërfaqen e Hënës, kryesisht në formën e grupeve hidroksile. Tani shkencëtarët nga Instituti i Fizikës i Akademisë Kineze të Shkencave kanë gjetur një mineral të hidratuar me deri në gjashtë molekula uji kristalor.

Sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën “Nature Astronomy”, molekulat e ujit peshojnë rreth 41 për qind të masës së përgjithshme.

Ky zbulim ka hedhur dritë mbi një formë aktuale të molekulave të ujit dhe amoniumit në sipërfaqen e Hënës, thanë shkencëtarët.

Struktura dhe përbërja e mineralit ngjajnë shumë me ato të një minerali që gjendet pranë vullkaneve në Tokë. Studimi konfirmon se ndotja tokësore ose shkarkimet e raketave nuk janë burimi i këtij hidrati.

Kjo gjetje ka zbuluar një formë të mundshme në të cilën molekulat e ujit mund të ekzistojnë në sipërfaqen hënore: kripërat e hidratuara. Ndryshe nga akulli i paqëndrueshëm i ujit, këto hidrate janë shumë të qëndrueshme në rajonet me gjerësi të lartë të Hënës, madje edhe në zonat e ndriçuara nga Dielli.

Studiuesit thanë se ky zbulim hap mundësi të reja për zhvillimin dhe shfrytëzimin e ardhshëm të burimeve ujore hënore. (Çang Çuo)