Arkëtimet verore nga kinematë në Kinë tejkaluan 6 miliardë juanë
2024-07-24 13:25:30

Foto nga VCG

Të ardhurat nga shitjet e biletave të kinemave gjatë sezonit veror në Kinë, i cili zgjat nga 1 qershori deri më 31 gusht, tejkaluan 6 miliardë juanë (rreth 841 milionë dollarë amerikanë) deri të hënën, me tre filma vendas që kryesojnë grafikun, shkruan “Xinhua”.

Sipas platformës së të dhënave të filmit “Beacon”, komedia “Successor”, me dyshen e njohur komike Shen Teng dhe Ma Li, kryeson klasifikimin. Deri mesditën e të hënës, filmi kishte arritur në mbi 1.58 miliardë juanë, duke përbërë 26.4 për qind të totalit të shitjeve të biletave.

Në vendin e dytë renditet thrilleri “A Place Called Silence”, me rreth 1.12 miliardë juanë, pasuar nga drama “Moments We Shared” me rreth 496.5 milionë juanë të ardhura nga arkëtimet.

Në vitin 2023, arkëtimet nëpër kinema gjatë sezonit të verës arritën në 20.6 miliardë juanë. (Irma)