Izraeli godet mbi një zonë të shpallur të sigurt në Gaza duke shkaktuar dhjetëra viktima
2024-07-24 15:54:26

Sulmi ne Gaza (Foto Rtsh)

Sulmi ne Gaza (Foto Rtsh)

Ushtria izraelite goditi vendbanimet në lindje të qytetit të Khan Younis, zonë e cila më parë ishte shpallur prej tyre si e sigurt, shkruan “RTSH”.

Forcat izraelite i kryen sulmet vetëm pak minuta pasi lëshuan thirrjet për evakuim, ndërsa banorët e qytezës u panë të largoheshin.

Si pasojë e sulmeve, më shumë se 70 civilë humbën jetën, ndërsa rreth 220 të tjerë u plagosën, shumë prej të cilave në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me sulmet e fundit numri i të vrarëve i kaloi 39 mijë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, ndërsa ai i të plagosurve u rrit në gati 90 mijë.

Sulmet izraelite nuk po vrasin vetëm palestinezët por edhe pengjet izraelite.

Forcat izraelite të Mbrojtjes bënë të ditur se edhe 2 pengje të tjerë kishin humbur jetën në sulmet e tyre. (Irma)