CFP
Observatori kombëtar i Kinës të martën në mëngjes lëshoi një alarm blu për tajfunin “Gaemi”, i cili pritet të sjellë erë të fortë dhe shi të dendur në rajonet jugore të vendit, shkruan “Xinhua”.
Tajfuni “Gaemi”, i treti i këtij viti, parashikohet të udhëtojë drejt veriperëndimit me një shpejtësi prej 20 km në orë, me fuqinë e tij që ka gjasa të rritet gradualisht.
Pjesë të Tajvanit dhe Guangxi, të prekura nga tajfuni, pritet të kenë stuhi të mëdha shiu, me reshje që arrijnë midis 50 mm dhe 70 mm, sipas qendrës.
Ndërkohë, stuhitë parashikohen të përfshijnë pjesë të Detit të Kinës Lindore, Detit të Kinës Jugore, Kanalit Bashi, ngushticës së Tajvanit, Gjirit Beibu, si dhe zonave bregdetare të Guangxi dhe Tajvanin.
CFP
Qendra u ka kërkuar autoriteteve lokale të përgatisin reagime emergjente ndaj tajfunit dhe të qëndrojnë në gatishmëri të lartë për përmbytjet e mundshme dhe fatkeqësitë gjeologjike. (Irma)