Kryediplomatja gjermane: Izraeli të marrë parasysh vendimin e Gjykatës së Lartë të OKB-së
2024-07-24 13:29:31

Foto nga VCG

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se Izraelit duhet të marrë parasysh vendimin jodetyrues të Gjykatës së Lartë të OKB-së, se pushtimi i territoreve palestineze shkel ligjin ndërkombëtar, shkruan “ATSH”.

“Edhe nëse ky vendim nuk është detyrues, qeveria izraelite duhet ta marrë atë seriozisht. Izraeli duhet t’i hapë rrugën për një zgjidhje me dy shtete, si e vetmja garanci që palestinezët dhe izraelitët të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në paqe në të ardhmen”,- tha Baerbock në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë bëri të ditur të premten se pushtimi gati 60-vjeçar i territoreve palestineze nga Izraeli shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas dokumentit të GJND-së, politika e vendbanimeve të Izraelit do të thotë se Izraeli është efektivisht fajtor për aneksimin.

Edhe pse jo ligjërisht detyrues, vendimi i GJND-së rrit presionin politik ndërkombëtar mbi Izraelin. Opinioni gjithashtu nxit lëvizjen e protestës pro-palestineze në mbarë botën. (Irma)