Sondazhi i CGTN-it: 92.81 % e të anketuarve vlerësojnë përpjekjet e Kinës për pajtimin e fraksioneve palestineze
2024-07-24 22:10:40

Përfaqësuesit e fraksioneve palestineze nënshkruan të martën së bashku Deklaratën e Pekinit për përfundimin e ndarjeve dhe forcimin e unitetit kombëtar palestinez. Sipas një sondazhi global të kryer nga CGTN-i në internet, 92.81 % e të anketuarve globalisht e vlerësojnë përpjekjen e sinqertë të Kinës për të mbështetur të drejtat e palestinezëve, për t’u dhënë fund ndarjeve dhe për të arritur një qëndrim të përbashkët midis fraksioneve palestineze, duke thënë se Kina ka krijuar një shembull të ri për zgjidhjen e kundërshtimeve e të dallimeve nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Në Deklaratën e Pekinit të nënshkruar nga fraksionet palestineze, palët bien dakord për të krijuar një qeveri të përkohshme të pajtimit kombëtar dhe për të realizuar rindërtimin në Gazë. Në sondazh, 87.23 % e pjesëmarrësve globalë besojnë se pajtimi ndërmjet fraksioneve palestineze është i dobishëm për të promovuar përfundimin sa më parë të konfliktit ndërmjet Palestinës e Izraelit dhe për të nxitur paqen e qëndrueshmërinë rajonale. Kina ka mbështetur gjithmonë fraksionet palestineze në arritjen e pajtimit të brendshëm dhe forcimin e unitetit kombëtar palestinez me anë të dialogut dhe konsultimeve. 91.63 % e të anketuarve në sondazh bien dakord me propozimin e Kinës, 90.55 % besojnë se mbështetja e Kinës për zhvillimin paqësor është pranuar më shumë sesa disa veprime të vendeve që kanë nxitur konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa 87.25 % thonë se njerëzimi është një komunitet i pandashëm i sigurisë dhe janë dakord me konceptin e sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese e të qëndrueshme që promovon Kina.

Kina ka luajtur gjithmonë një rol konstruktiv në zbutjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, nga promovimi i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit në lehtësimin e pajtimit të fraksioneve palestineze. Sipas sondazhit, 89.64 % e të anketuarve e njohin përkushtimin e Kinës për zgjidhjen politike të konflikteve të nxehta, duke besuar se Kina ka luajtur një rol aktiv, të ndershëm dhe të besueshëm si ndërmjetëse, kurse 90.15 % thonë se Kina promovon aktivisht zgjidhjen e dallimeve gjeopolitike dhe luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në qeverisjen globale. Siç tha një përdorues i internetit i CGTN-it: “Kina ka mbrojtur drejtësinë ndërkombëtare në një mënyrë të moderuar, dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm si një shembull për komunitetin ndërkombëtar!”

Ky sondazh, i kryer nga CGTN-i në anglisht, spanjisht, frëngjisht, arabisht dhe rusisht, mori përgjigje nga 10 592 veta brenda 24 orëve. (Li Huailiang/Artan)