Kina dhe Rusia do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e investimeve
2024-07-23 16:16:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëvendëskryeministri kinez Ding Xuexiang dhe zëvendëskryeministri i parë rus Denis Manturov zhvilluan bisedime dhe bashkëkryesuan mbledhjen e 11-të të Komitetit të Bashkëpunimit për Investimet Kinë-Rusi të hënën në Moskë, duke u zotuar të nxitin bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta në fushën e investimeve. 

Ding, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, tha që, nën udhëheqjen strategjike të dy krerëve të shtetit, bashkëpunimi në fushën e investimeve ndërmjet Kinës e Rusisë ka mbajtur një impuls të fuqishëm zhvillimi, duke sjellë përfitime konkrete për të dy vendet dhe popujt. 

Që nga mbledhja e dhjetë e Komitetit të Bashkëpunimit për Investimet Kinë-Rusi, të dy palët kanë forcuar planifikimin e nivelit të lartë të bashkëpunimit në  fushën e investimeve, kanë nxitur vazhdimisht bashkëpunimin mbi projektet kyçe, kanë krijuar pika të reja të dalluara në bashkëpunimin në nivel vendor dhe kanë arritur një varg rezultatesh të reja frytdhënëse, tha ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të zbatuar me zell konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dy krerët e shtetit dhe për të ngritur vazhdimisht nivelin e bashkëpunimit në investime midis të dy vendeve, duke realizuar përfitimet e ndërsjella dhe zhvillimin e përbashkët, u shpreh Ding. 

Ai propozoi që të dy palët të hartojnë plane më të mira për thellimin e bashkëpunimit dypalësh për sa u përket investimeve, të punojnë në komunikim e bashkërendim të ngushtë me njëri-tjetrin dhe të zbatojnë projektet e bashkëpunimit sa më parë. 

Duhet të shfrytëzohet mundësia e bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe të kryhet më mirë bashkëpunimi nënkombëtar, tha Ding, duke shtuar se të dy palët duhet të forcojnë mbështetjen politike dhe të krijojnë aktivisht një mjedis të favorshëm për investimet.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke vënë në dukje se bashkëpunimi dypalësh në tregti e investimeve mes Rusisë dhe Kinës ka arritur rezultate të frytshme e ka një impuls të fortë rritjeje, Manturovi tha se Rusia është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me Kinën për të shfrytëzuar plotësisht rolin e Komitetit dhe për të forcuar përshtatjen strategjike, duke kontribuuar në zhvillimin e begatinë e përbashkët.