Ushtare suedeze (Foto Cna.al)
Modeli suedez për tërheqjen e të rinjve për të shërbyer në ushtri ka tërhequr vëmendjen. Çdo vit, 110.000 të rinj kalojnë nëpër qendrat speciale të rekrutimit në Stokholm, Goteborg dhe Malmö, nga të cilët një e katërta do të kalojnë provimet për të shërbyer në ushtri nga nëntë deri në 15 muaj, shkruan “RTSH”.
Ky është modeli i përdorur nga Suedia pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Vetëm këtë vit, numri i personave që u regjistruan në ushtrinë suedeze u dyfishua në 8000 krahasuar me vitin 2017. Qëllimi i qeverisë është të arrijë në 10.000.
Ky ndryshim shkaktoi trazira në shoqërinë suedeze pasi vendi nuk ka qenë në luftë për 200 vjet.
Së bashku me anëtarësimin e Suedisë në NATO, ndryshimi në shërbimin ushtarak u jep të rinjve mundësi të tjera karriere. (Fatosi)