Li Qiang uron Ursula von der Leyen-in për rizgjedhjen
2024-07-23 20:01:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi të martën një mesazh urimi Ursula von der Leyen-it për rizgjedhjen si kryetare e Komisionit Evropian.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Li Qiang u shpreh që qeveria kineze gjithmonë u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me BE-në dhe rolit e ndikimit të rëndësishëm të Komisionit Evropian. Tani marrëdhëniet Kinë-BE po tregojnë një prirje zhvillimi të qëndrueshëm dhe dialogu e bashkëpunimi dypalësh kanë pasur arritje pozitive. Kina është e gatshme të përpiqet bashkë me BE-në për të konsoliduar pandërprerë bazën politike të marrëdhënieve dypalëshe, të vazhdojë të forcojë besimin e ndërsjellë strategjik e të shtojë në mënyrë të gjithanshme bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella, për të përballuar së bashku sfidat globale dhe për të dhënë më shumë kontribut në të mirë të popujve të të dy palëve dhe për qëndrueshmërinë e lulëzimin botëror. (Jiang Lei)

Foto nga VCG

Foto nga VCG