Tajfuni “Prapiroon” zbarkon në Hainan të Kinës jugore
2024-07-23 15:34:08

CFP

CFP

Tajfuni “Prapiroon”, i katërti i këtij viti, preku bregun e qytetit Wanning në provincën ishullore të Kinës jugore Hainan mëngjesin e të hënës, me erëra deri në 28 metra në sekondë, njoftoi Shërbimi lokal Meteorologjik, shkruan “CGTN”.

Tajfuni “Prapiroon” pritet të lëvizë drejt veriperëndimit dhe të hyjë në Gjirin Beibu, me erëra dhe shira të fortë që pritet të regjistrohen në provincat Hainan dhe Guangdong, si dhe në rajonin autonom Guangxi Zhuang.

Qendra Kombëtare Meteorologjike lëshoi një alarm blu për stuhi shiu dhe një alarm të verdhë për tajfunin, duke paralajmëruar për reshje të dendura shiu mbi 100 milimetra në Hainan, Guangdong jugperëndimor dhe Guangxi jugor.

Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës dërgoi të dielën një ekip pune në Hainan, për të udhëhequr punën përgatitore kundër tajfunit “Prapiroon”.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave u kërkoi qeverive vendore që t'i përgjigjen efektivisht tajfunit dhe të sigurojnë që punëtorët në det të hapur të transferohen dhe anijet të kthehen në port.

CFP

CFP

Më shumë se 26.000 turistë janë evakuuar nga një ishull turistik në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, thanë autoritetet lokale.

Grupi i fundit i turistëve hipi në një traget për t'u larguar nga ishulli Weizhou të dielën në mbrëmje, sipas Administratës së Sigurisë Detare të Beihai, qyteti që administron ishullin.

Shërbimi i trageteve që lidh qytetin me ishullin u ndëpre të hënën dhe të martën.

Autoritetet e transportit dhe portit në Hainan kanë pezulluar shërbimet hekurudhore të shpejtësisë së lartë që rrethojnë ishullin dhe operacionet e trageteve përgjatë ngushticës Qiongzhou dhe këshilluan anijet me vela të ankorohen. Shumë pika piktoreske dhe atraksione në qytetin turistik të njohur Sanya janë mbyllur përkohësisht si pasojë e tajfunit. (Fatosi)