Kina synon të forcojë kujdesin për të moshuarit
2024-07-23 10:09:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina planifikon të përmirësojë politikat për të forcuar sektorin publik dhe privat të kujdesit për të moshuarit, të krijojë mundësi të ndryshme dhe të personalizuara punësimi për të moshuarit dhe të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension, thuhet në një dokument politik kyç, citon “China Daily”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa përqindja e njerëzve në Kinë që janë 60 vjeç e lart arriti në mbi 21 për qind vitin e kaluar dhe vlerësohet të kalojë 30 për qind deri në vitin 2035, përpjekjet e përshpejtuara për të përballuar një shoqëri që po thinjet me shpejtësi theksohen në një rezolutë që u miratua javën e kaluar nga seanca e tretë plenare e Komitetit Qendror të PKK-së.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dokumenti thoshte se politikat dhe mekanizmat në lidhje me industrinë e kujdesit për të moshuarit duhet të përmirësohen më tej dhe duhet të bëhen më shumë përpjekje për të zhvilluar ekonominë e argjendtë, duke përfshirë krijimin e pozicioneve të punës që janë të përshtatshme për të moshuarit dhe përputhen me fuqitë dhe interesat e tyre personale.

Kombi ka zbatuar një sërë politikash në vitet e fundit për të nxitur zhvillimin e shërbimeve të përballueshme, të subvencionuara nga autoritetet për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe shërbime të orientuara nga tregu, dhe tani është jetike që të sigurojnë zbatimin e tyre. (Fatosi)