Xizang-u i Kinës, rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme në gjysmën e parë të vitit
2024-07-23 13:09:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tregtia e jashtme e Rajonit Autonom të Xizang-ut të Kinës Jugperëndimore në gjysmën e parë të vitit 2024 u rrit me 132.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bënë të ditur autoritetet vendore të hënën.

Vlera e përgjithshme e importit dhe eksportit të rajonit i tejkaloi 3.8 miliardë juanët (rreth 522.7 milionë dollarë) gjatë kësaj periudhe, me një normë rritje që u rendit e para në mbarë vendin, sipas Doganës së Lhasës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Eksportet e Xizang-ut u rritën 122.9 për qind, kurse importet 202 për qind në krahasim me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar, duke arritur përkatësisht në mbi 3.2 miliardë juanë dhe 591 milionë juanë.

Gjatë kësaj periudhe, numri i partnerëve të tregtisë së jashtme të Xizang-ut u shtua me 36 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Produktet që kërkojnë punë intensive dhe produktet mekanike e elektrike janë artikujt kryesorë të tregtisë së jashtme të rajonit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ajo që bie në sy është se mbi 90 për qind e ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme të rajonit janë private, duke kontribuar me rreth 3.72 miliardë juanë importe dhe eksporte, 133.7 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë vjet. (Çang Çuo)