Kinë, 6.98 milionë vende të reja pune në qytete
2024-07-23 18:31:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qytetet kineze krijuan gjithsej 6.98 milionë vende të reja pune në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare të martën. 

Në qershor, norma e papunësisë urbane të anketuar në Kinë ishte 5 % dhe gjendja e punësimit mbeti përgjithësisht e qëndrueshme, sipas Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka vendosur si objektiv vjetor krijimin e më shumë se 12 milionë vendeve të reja të punës në qytete këtë vit dhe mbajtjen e normës së papunësisë urbane të anketuar në rreth 5.5 për qind. 

Ministria u shpreh se qëndrueshmëria e tregut të punës ka ardhur për shkak të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, shtimit të konsumit të shërbimeve dhe rritjes më të shpejtë industriale, por paralajmëroi gjithashtu se mjedisi i jashtëm ende mbetet kompleks, kërkesa e brendshme efektive është ende e pamjaftueshme dhe prodhimi e funksionimi i disa ndërmarrjeve vazhdojnë që të përballen me presione relativisht të larta, prandaj kërkohet që të bëhen përpjekje edhe më të mëdha për të rritur punësimin.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të vijojë përpjekjet për të nxitur rritjen e punësimit në fusha si prodhimi i përparuar e ekonomia digjitale dhe do të japë më shumë ndihmë për grupet kryesore, duke përfshirë të diplomuarit e shkollave të larta e punëtorët nga fshati, sipas ministrisë.