“Huallywood”, studioja e filmit të teknologjisë së lartë të Kinës në Wuxi
2024-07-23 16:09:13

“Huallywood”, i quajtur fillimisht “Wuxi National Digital Movie Park”, është një studio e madhe për përvoja interaktive në prodhimin dhe teknologjinë e filmit, njofton “CGTN”.

“Huallywood” ka tërhequr vëmendjen e ekipeve filmike që shpresojnë të prodhojnë filma të suksesshëm dhe të përdorin teknikat e prodhimit dixhital.

Qëllimi i studios është të sjellë teknologjinë dhe talentin më të mirë, të stimulojë zhvillimin industrial dhe të krijojë një bazë të përmirësuar post-produksioni për industrinë e filmit në Kinë. (Fatosi)