Barcelona planifikon të rrisë taksën turistike
2024-07-23 16:13:42

Barcelona (Foto Lexo-al)

Barcelona (Foto Lexo-al)

Barcelona planifikon të rrisë taksën turistike për pasagjerët e kroçerave dhe trageteve që qëndrojnë në qytet për më pak se 12 orë, deklaroi kryebashkiaku Jaume Collboni në një intervistë mediatike, citon “RTSH”.

Kjo lëvizje u shtohet një sërë masash që qyteti spanjoll ka shpallur për të ulur ndikimin e turizmit masiv.

Vendimi vjen vetëm disa javë pasi protestuesit në Barcelonë spërkatën me ujë gjatë një demonstrate vizitorët e huaj, duke brohoritur: “Turistë kthehuni nga keni ardhur”!

Sipas agjencisë “Statista”, vitin e kaluar në Barcelonë u regjistrua numri më i madh i pasagjerëve të kroçerave, afërsisht 3.6 milionë pasagjerë.

Taksa aktuale turistike për pasagjerët e kroçerave që bëjnë ndalesë në Barcelonë ishte 7 euro në ditë.

Nuk bëhet e ditur se sa do të rritet taksa e qytetit për këta turistë. (Fatosi)